Kryediplomatja e Kosovës u shpreh në fjalën e saj në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian se toleranca e Evropës po e shtyn Vuçiçin të ndërmarrë veprimet e Putinit në Ukrainë.
Donika Gërvaalla shtoi se një sulm terrorist si ai në Ibër-Lepenc është një përpjekje e qartë për të destabilizuar jo vetëm Kosovën, por mbarë rajonin.
“Një sulm kaq i rëndë mbi infrasturkturën e një shteti demokratik nuk ka ndodhur në Evropë përveç nga agresori rus në Ukrainë. Serbia nuk është Rusi por po kopjon strategjitë ruse dhe po i përshtat ato në kontekst rajonal.
Pra është krejtësisht e pamundur që një vendim i tillë të merrej pa koordinim me Rusinë. Rusia është e rrënjësur thellë në strukturat e Serbisë jo vetëm në ekonomi por edhe në strukturat e intelegjencës dhe ministrinë e mbrojtjes. As 5000 trupat e NATO-s nuk e ndalën Serbinë dhe Rusinë. Kjo nuk ka të bëjë me veriun e Kosovës, nuk është thjesht një mosmarrëveshje mes Serbisë e Kosovës, ajo që po ndodh prej vitesh para syve tanë është një konfrontim i përshkallëzuar që teston se për çfarë është i gatshëm Perëndimi.” –tha Gërvalla.