Autoritetet gjermanë bënë me dije se 25 persona janë arrestuar duke u akuzuar se po planifikonin të sulmonin ndërtesën e parlamentit gjerman.
Të arrestuarit i përkasin grupimit të ekstremit të djathtë Reichsbürger, grupim i cili sipas autoriteteve gjermane kërkonte marrjen me dhunë të pushtetit dhe kthimin e Gjermanisë në kornizat e organizimit shtetëror të vitit 1871.
Për sulmin e planifikuar ndaj ndërtesës së Reichstag-ut janë gjithsej 50 të dyshuar. Autoritetet gjermane prej kohësh kishin nën vëzhgim pjesëtarët e dyshuar të organizatës së ekstremit të djathtë të cilët dyshohen gjithashtu për përhapje të mesazheve raciste dhe teorive të konspiracionit.