Lula da Silva do të drejtojë sërish Brazilin. Politikani i njohur i së majtës braziliane arriti të marrë 50% të votave në zgjedhjet e djeshme në Brazil, kundrejt 49% të votave që mori kanditati i së djathtës ekstreme, Jair Bolsonaro, i cili drejtoi shtetin më të madh të Amerikës Latine gjatë katër viteve të fundit.

Da Silva shpalli fitoren në një fjalim jubilar duke u rikujtuar kundërshtarëve të tij se ishin përpjekur ta varrosnin të gjallë, por nuk ia kishin dalë. “Ata u përpoqën të më varrosnin tëvgjallë, por nuk ja dolën. Ja ku jam sot.”- tha Da Silva.

76-vjeçari u përball me akuza për korrupsion të cilat e çuan drejt qelisë së burgut ku qëndroi për 580 ditë, por Gjykata Supreme në Brazil hodhi poshtë akuzat ndaj tij duke i hapur rrugën për një rikhim në skenën politike. Lula da Silva u zotua për luftimin e pabarazisë në vendin me 215 milionë banorë, ku 6 milionëbprej tyre llogariten të jetojnë nën kufirin e lvarfërisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *