Boksierja Donjeta Sadiku triumfoi në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Strandja 2026” në Sofje, duke fituar medaljen e artë në kategorinë 60 kg. Në finale, ajo mposhti kampionen e botës nga Brazili, Rebeca Santos de Lima.

Gjatë turneut, Donjeta regjistroi fitore të njëpasnjëshme kundër boksiereve të nivelit të lartë nga Çekia, Ukraina dhe Egjipti. Nën drejtimin e trajneres Marjola Sallauka, ajo tregoi teknikë dhe përgatitje të shkëlqyer.

“Strandja” është turneu më i vjetër dhe një nga më prestigjiozët në boksin amator botëror, dhe kjo ishte hera e dytë që Donjeta nga Kosova e fiton medaljen e artë, duke ndjekur gjurmët e Mehmet Bogujevcit, fitues i 1977-tës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *