Një seri dorëheqjesh nga disa kryebashkiakë në Serbi po qartëson gjithnjë e më shumë planin e Aleksandër Vuçiçit për zgjedhje të reja parlamentare dhe lokale.
Mediat në Serbi raportojnë se pritet dhe dorëheqja e kryeministres, Ana Brnabiç.
Aleksandër Vuçiç duket se po kërkon të ripërforcojë pozitat e tij të lëkundura pas sulmit terrorist në Kosovë me një opozitë të fragmentarizuar, e cila pavarësisht kritikave ndaj tij, nuk besohet se mund të sjellë një rotacion të mundshëm pushteti.