Në Dortmund ishin përgatitur për festën e titullit, por Mainzi ka shkatërruar ëndrrën e 80 mijë tifozëve në stadium.
Dy gola në pjesën e parë i dhanë kryesimin Mainzit pa asnjë objektiv dhe komod në mesin e tabelës.
Dortmundi hidhet i gjithi në sulm, por golat e Guerreiros dhe Sules mjaftojnë vetëm për barazimin.
Bajerni i Mynihut nga ana tjetër fiton 1-2 në transfertë ndaj Këlnit me golat e Komanit dhe Muzialës.
Bajerni dhe Dortmundi e mbyllin sezonin me pikë të barabarta nga 71, por bavarezët janë sërish kampionët e Bundesligës falë avantazhit në përballjet direkte.