Borusia e Dortmundit është finalistja e parë e Ligës së Kampioneve.
Gjermanët triumfuan dhe në Francë duke mundur Parisin me shifrat 0-1.
Kapiteni Humels shënoi golin e vetëm të sfidës ndërsa të besuarit e Edin Terziç e mbajtën sërish portën e paprekur.
Verdhezinjtë triumfojnë ndaj Mbapesë me shokë me rezultatin e përgjithshëm 0-2 pasi fituan dhe në shtëpi me golin e Fulkrug.
Dortmundi pret të mësojë rivalin e finales në klasiken mes Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut.