Dokumente të publikuara së fundmi, të lidhura me hetimet civile rreth rrjetit të trafikimit seksual të Jeffrey Epstein, kanë rikthyer në vëmendje emra të njohur nga bota e biznesit dhe argëtimit. Mes tyre përmendet edhe Elon Musk, miliarderi dhe drejtuesi i kompanive Tesla dhe SpaceX.
Sipas këtyre dokumenteve, Musk dyshohet se ka shkëmbyer dy emaile të ndara me Jeffrey Epstein gjatë viteve 2012 dhe 2013, në të cilat diskutohej mundësia e një vizite në ishullin privat të Epstein në Karaibe.
Në një nga mesazhet e cituara në dokumente, Musk thuhet se shkruan: “Probably just Talulah and me” (“Ndoshta vij vetëm unë dhe Talulah”), duke iu referuar ish-bashkëshortes së tij të atëhershme, aktores britanike Talulah Riley. Në të njëjtin komunikim, ai pyet gjithashtu: “Në cilën ditë/natë do të jetë party më i çmendur në ishullin tëmde?”

