Uilliam Bërns deklaroi se SHBA-të dërgojnë vetëm 5% të buxhetit të tyre për mbrojtje si ndihmë për Ukrainën dhe kjo nuk është një kosto shumë e lartë. Sipas tij, moskalimi I ndihmës për Ukrainën në këtë fazë të luftës do të kishte pasoja jo vetëm për Ukrainën, por dhe më gjerë në rajon.

“Vazhdimi i furnizimit me armë do të vendoste Ukrainën në një pozitë më të fortë nëse shfaqet një mundësi për negociata serioze për t’i dhënë fund luftës. Ndihma ofron një shans për të siguruar një fitore afatgjatë për Ukrainën dhe një humbje strategjike për Rusinë.” – tha Burns, në një ese të botuar të martën në revistën “Foreign Affairs”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *