Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u sulmua nga një person në një diskotekë të Budvas – raporton Kurir.
Ai po ndiqte shfaqjen e artistit Dino Merlin në diskotekën Top Hill, e cila ndodhet në majë të Toplishit në Budva, kur një person u afrua afër tij duke e ofenduar dhe u përpoq ta godiste.
Abazoviç është mbrojtur ndërkohë që shoqëruesit e tij kanë ndërhyrë menjëherë duke shpërndarë turmën e pranishme në koncert me gaz lotsjellës.
Raportohet se Abazoviç është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar dëme nga sulmi.