Agjencia e lajmeve AFP publikoi pamjet nga një ndërtesë në qendër të Moskës e cila u godit mbrëmjen e djeshme nga një dron ukrainas.
Lajmin për sulmin e konfirmoi dhe kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobianin i cili shkroi se dëmet ishin minimizuar nga kundërpërgjigja e njësive kundërajrore të Rusisë.
Kjo është hera e tretë që dronët ukrainas bien në tokën e kryeqytetit të Rusisë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të shumta me dronë ndaj Kievit që nga nisja e luftës në 24 shkurtin e vitit të kaluar.