Një ndërtesë e lartë në Moskë u godit nga një dron i cili pretendohet të jetë nisur nga territori i Ukrainës.
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin deklaroi se droni goditi një qendër tregtare në Moskë duke shkaktuar dëme materiale, por sipas tij pa viktima në njerëz.
Ky është sulmi i dytë mbi Moskë nga dronët ukrainas. Këto sulme u paraprinë nga deklarata e presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski i ciii tha se lufta do të zhvendosej drejt territorit të Rusisë.