Deputeti i VV-së, Enver Dugolli tha se propaganda serbe e cila pretendote se ndalimi i përdorimit të dinarit do të sillte katastrofë humanitare për serbët e Kosovës ka dështuar. 

Sipas tij, Banka Qendrore e Kosovës do të zbatojë rregulloren e re në përputhje me ligjet e vendit dhe kjo rregullore nuk cënon asnjë të drejtë bazike të komunitetit serb në Kosovë. 

“Kryeministri Kurti e ka thënë dhe vazhdon ta thotë se krejt çka varet prej qeverisë, ne jemi që ta lehtësojmë zbatimin e rregullores së BQK-së. Por jo t’i mbivendosim, rregullorja dhe zbatimi i saj është i panegociueshëm, krejt çka mund të bëjmë si qeveri është të shohim ku mundemi e çka mundemi në këtë faze tranzitore të ndihmojmë që të implementohet pa shkaktuar ndonjë telash, të cilën njëherë me pompozitetet e thanë edhe e mbarsën propaganda e Serbisë, që do të ketë katastrofa humanitare e kështu më radhë. Pra e pamë që as s’ka katastrofë humanitar, as s’ka asgjë, as nuk tensione.”- ka thënë Dugolli në “FIVE” të  TV Dukagjinit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *