Lionel Mesi duket se i është gëzuar së tepërmi fitores së arritur ndaj Meksikës ku ai vet ishte protagonist kryesor. Duke shkruar në rrjetin e tij social, Mesi theksoi se kjo fitore ishte jetike për Argjentinën dhe se nuk kishte rrugë tjetër përveç suksesit. Kapiteni aergjentinas shtoi se të mërkurën atë dhe shokët e tij i pret një tjetër finale ndaj Polonisë. “Ne duhej të fitonim sot dhe e bëmë. Është një tjetër finale që vjen të mërkurën dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë të gjithë së bashku. Përpara Argjentina.”- shkroi Mesi.