Presidenti i FSHF-së tha për “Klan Kosova” se e ardhmja e trajnerit Silvinjo do të vendoset javën që vjen. Duka tha se pret përgjigjen e brazilianit pas pushimeve. 

“E kam thënë, Silvinjos i ka mbaruar kontrata pas Europianit, por ne jemi në mirëkuptim për ta vazhduar atë, pavarësisht se nuk është hedhur firma. Ka shkuar të pushojë disa ditë dhe javën tjetër do të takohemi sërish për të diskutuar këtë temë dhe për të vazhduar punën.” – u shpreh Duka.

Së fundmi, mediat kanë raportuar se Silvinjo ka marrë oferta nga klube në Portugali dhe Francë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *