Sulmuesi i Rubin Kazanit është pa diskutim lojtari i momentit në kampionatin rus.
26-vjeçari i kombëtares shqiptare shënoi sërish në sfidën e fudit në kampionat duke i dhënë tre pikë skuadrës së tij.
Daku realizoi me penallti golin e pestë në gjashtë javë kampionat.
Forma e mirë e sulmuesit ka shtuar zërat për një largim të tij nga kampionati rus ndërsa drejtuesit e Rubin Kazanit kanë mbi tryezë një ofertë zyrtare nga Kaljari në Serinë A e cila ka ofruar 8 milionë euro për kartonin e Mirlind Dakut.