Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se një prokuror i kësaj strukture ka marrë kërcënime për jetën e familjarëve të tij nga pjesëtarë të grupeve kriminale.
“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyrë.” – tha Dumani.