Kreu i SPAK-ut tha në një tryzezë të thirrur për drejtësinë se subjekteve të hetimit në strukturën që ai drejton janë dhe gjyqtarë të konfirmuar në detyrë nga procesi i Vetingut.
“Janë çështje që i kemi në hetim dhe jemi të kujdesshëm duke bërë filtrime të vendimeve te vettingut. Sot që flasim SPAK ka marrë nën ndjekje penale, gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, anëtarë të KPA, prokurore të përgjithshëm. Kemi një numër të madh subjektesh dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë do kemi indicie apo të dhëna.
Shqetësimi më i madh nuk janë të shkarkuarit, por ata që janë konfirmuar në detyrë dhe ky është fokusi ynë. Sepse ata janë në sistem dhe mund të kryejnë akte korruptive.”- u shpreh Altin Dumani.