Situata në Durrës vijon të jetë alarmante pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se banorët gjatë gjithë natës kanë përpjekur të largojnë ujin me mjete rrethanore dhe presin që bashkia të verifikojë dëmet. Pas përmbytjeve, dëmet janë të konsiderueshme, pasi mobiljet dhe orenditë shtëpiake janë shkatërruar plotësisht.

Bashkia e Durrësit ka ngritur 15 grupe verifikimi që janë tashmë në terren. Megjithatë, në zonën pranë burgut, grupet nuk kanë mbërritur ende. Situata aty është e vështirë, pasi ujërat e zeza dhe ujërat e bardha janë bashkuar, duke krijuar kushte problematike për banorët dhe të dënuarit.

Si pasojë e përmbytjeve, 180 banorë nga zona të ndryshme të qytetit, ose 45 familje, janë evakuuar për sigurinë e tyre.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *