Ernest Muçi po bën bujë me paraqitjet e tij te Trabzonspor, ku është i huazuar nga Beshiktashi. Megjithëse transferimi i përhershëm te klubi turk duket i mundshëm gjatë verës, e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.

Sipas mediave turke, dy klube nga Premier League kanë shfaqur interes për futbollistin e Kombëtares shqiptare dhe do të dërgojnë skautë për ta ndjekur nga afër në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Fenerbahçes. Ky takim është një sfidë e rëndësishme për renditjen në kampionatin turk, dhe performanca e Muçit pritet të ketë ndikim të madh.

Presidenti i Trabzonspor ka pohuar se klubi ka marrë oferta të rëndësishme për lojtarët e huazuar, duke përfshirë edhe Muçin, sipas raportimeve të mediave.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *