Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtërpcë të Kosovës ku një pjesëtar i FSK-së ka qëlluar me armë ndaj dy shtetasve serbë të moshave 11 dhe 21 vjeç. Pjesëtari i FSK-së është arrestuar menjëherë pas ngjarjes motivet e së cilës ende nuk dihen.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e dënoi aktin e pjesëtarit të forcave të sigurisë së Kosovës Akti u dënua edhe nga kryeministri Albin Kurti i cili kërkoi hetim tê hollësishëm dhe ndëshkim ligjor për autorin duke uruar sherim të shpejtë për dy serbët e plagosur.
Për ngjarjen ka reaguar dhe Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë. Sipas saj sulmi ndaj dy serbëve në Kosovë është i motivuar etnikisht.