Policia ka bërë të ditur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të dy personave të dyshuar si autorë të vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, i njohur edhe si Edmond Hyka, ndërkohë që dy bashkëpunëtorë të tjerë kanë rënë në pranga.

Gjatë një deklarate për mediat, Policia e Elbasanit njoftoi se në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, janë arrestuar Xhino Ago dhe Kujtim Pisha, ky i fundit roje në karburantin në pronësi të Mëhallës. Ndërkohë, Marselo Arani dhe Armando Kola janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se janë autorët kryesorë të krimit.

Roja i karburantit akuzohet për “moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion mbi ngjarjen.

Gjatë veprimeve hetimore, policia gjeti të djegur automjetin e përdorur nga autorët, si dhe armën e zjarrit të përdorur në ngjarje.

Po ashtu, janë sekuestruar dokumenta shitblerjeje automjeti, tre celularë dhe dy DVR, që do të ndihmojnë hetimet e mëtejshme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *