Dyqanet në veriun e Kosovës, për herë të parë që nga paslufta janë boshatisur nga mallrat serbe.

Radio Evropa e Lirë raporton se produktet serbe janë zëvendësuar me produkte nga rajoni, kryesisht nga Maqedonia e Veriut dhe nga Kroacia.

Një nga afaristët e Mitrovicës se Veriut, i cili këmbënguli të mbetet anonim, shpjegon se qumështi “Imlek” nga Serbia është zëvendësuar me “Bimilk” nga Maqedonia e Veriut dhe në vend të ushqimit të ngrirë “Frikom”, po ashtu nga Serbia, në ofertë është “Ledo” nga Kroacia.

Edhe në të kaluarën, qeveria e Kosovës ka marrë masa për ndalimin e importeve të produkteve nga Serbia, por si zgjidhje kanë shërbyer rrugët alternative të kontrabandës në veri të vendit.

Banorët vendas i thanë radios Evropa e Lirë se tashmë u duhet të përshtaten me rregullat e reja dhe me produktet që nuk vijnë më nga Serbia.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *