Anglia përballet pasditen e sotme me Zvicrën në një sfidë të vështirë për të dy formacionet.
Anglezët nuk kanë bindur me paraqitjet e deritanishme, krejt ndryshe nga Zvicra që ka shfaqur një futboll shumë cilësor, si në fazën sulmuese ashtu dhe në atë mbrojtëse.
Tekniku Garet Sauthgejt ulet për të 100-ën herë sot në stolin e Anglisë ndërsa pret një përballje të vështirë më Zvicrën. Sipas tij, Granit Xhaka është lideri i helvetëve dhe të besuarit e tij duhet të kujdesen në mënyrë të veçantë për mbulimin e tij.
“Do të jetë e vështirë ndaj Zvicrës. Kanë ekip me cilësi dhe të aftë të godasin në mënyra të ndryshme. Xhaka është lideri i tyre dhe hallka që lidh te tre repartet. Duhet të tregojmë vëmendje të madhe ndaj tij.” – u shpreh Sauthgejt.