Nikolla Sanduloviç u rrah brutalisht nga disa pjesëtarë të shërbimit sekret të Serbisë, ndërkohë që e bija e kryetarit të partisë Republikane u tha mediave se në dhunën ndaj babait të saj u përfshi dhe Milan Radojçiç. 

Klara Sanduloviç theksoi se babai i saj u dhunua pas homazheve të tij në Prekaz dhe mesazheve të përsëritura se Serbia duhet të kërkojë ndjesë për krimet e kryera në Kosovë. 

Gjithashtu ajo nënvizoi se pjesëtarët e BIA-s kanë tentuar të eliminojnë babain e saj duke e helmuar me agjent nervor, metodë kjo e përdorur nga Vladimir Putin për të eliminuar rivalët e tij politik. 

Në media dhe rrjete sociale po qarkullon një video e Nikolla Sanduloviç në një spital të Beogradit ku ai shihet në gjendje të rëndë dhe pa vetëdija nga dhuna e ushtruar ndaj tij. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *