Meteorologia Lajda Porja u shpreh se fundi i qershorit do të sjellë një valë të nxehti në vendin tonë.

Sipas saj, ditët më të nxehta pritet të jenë e enjtja dhe e premtja, ku temperaturat në Tiranë mund të arrijnë deri në 40 gradë.

“Që nga dita e martë, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë Ballkanin dhe me temperatura mjaft të larta. Dita e enjte dhe e premte pritet të jenë dy ditët më të nxehta të qershorit.

Në disa zona të izoluara, temperatura do të arrijë vlerën 40 gradë, si në Elbasan dhe në Berat, ndërsa në qytete si Tirana, temperaturat do të jenë në vlerat 38 gradë, ndërsa 35-36 gradë do të jenë temperaturat në vijën bregdetare. Do të jetë një javë me temperatura të larta deri të dielën, ndonëse pritet një ulje e lehtë e temperaturave në fundjavë,” – tha Porja.

By Editor