Nikollë Lekndreaj u gjet i pajetë në një kanal që derdhet në lumin Kir pasi më parë ishte marrë nga rrjedha e këtij lumi.
Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, rrjedha e lumit doli mbi asfalt ku lartësia e ujit kishte arritur 1 metër. Lekndreaj po udhëtonte me motorin e tij kur rrjedha e ujit e mori ndërsa trupi i tij u gjet pas disa orësh kërkime.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeë, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë.
Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të ëon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeëarit.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.