Argjentina mundi Poloninë 2-0 duke u kualifikuar në 16 më të mirat si e para e grupit C me gjashtë pikë. MekAlister dhe Alvarez shënuan për Argjentinën e cila dominoi totalisht sfidën ku Mesi humbi një penallti të pritur nga Shezni.
Kur Polonia dukej e dorëzuar në fushë dhe me Meksikën që po fitonte 2-0 ndaj Arabisë Saudite, janë pikërisht sauditët që realizojnë një gol në fundin e sfidës duke u dhënë kualifikimin polakëve të cilët kalojnë grupin falë golavarazhit më të mirë se meksikanët.
Në fazën tjetër Argjentina përballet me Australinë, ndërsa Polonia me Francën.