Spanja shpallet kampione e Evropës pasi mundi Anglinë 2-1 në finalen e Berlinit.

Djemtë e Luis De la Fuentes dhuruan një tjetër ndeshje për vitrinë duke marrë trofeun me 7 fitore në 7 ndeshje.

Uilliams kaloi Spanjën në epërsi pas një shërbimi nga Jamal. Anglia barazon me Palmer i cili godet saktë nga jashtë zone pas një aksioni të rrjedhshëm.

Kur gjithçka dukej se do të zgjidhej me shtesë, Ojarzabal i ardhur nga stoli shënon për iberikët.

Spanja triumfon me meritë ndërsa pritja 58-vjeçare e anglezëve për një trofe duhet të zgjatet sërish.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *