Presidenti i SHBA-ve hapi sërish diskutime të forta pas një tjetër gafe në samitin e NATO-s që mbahet në Uashington.
Xho Baiden po ftonte drejtuesit e shteteve pjesëmarrëse, ndërkohë që në momentin kur në podium po ngjitej Volodimir Zelenski, Baiden e prezantoi atë si Vladimir Putin.
“Tani dua t’i jap fjalën Presidentit të Ukrainës, i cili ka aq guxim sa vendosmëri. Zonja dhe zotërinj, President Putin.” – tha Baiden.
Ngatërrimi i presidnetit ukrainas me drejtuesin e Kremlimit nxiti reagime teksa pas shpinës së Baiden u dëgjuan thirrjet korrigjuese “Zelenski, Zelenski.”
Presidenti ukrainas e kaloi me sportivitet këtë moment duke lëshuar batutën “Unë jam më i mirë.”