Largimi i Rijad Mahrez drejt Arabisë Saudite e detyroi Mançester Sitin të kërkonte një zëvendësues për të. 

Kevin De Bryjn u rekomandoi drejtuesve emrin e Zheremi Doku, shokut të tij të skuadrës në kombëtaren belge, pjesë e Ren në kampionatin francez.

Drejtuesit duket se e kanë marrë parasysh fjalën e De Bryjn pasi mediat britanike raportojnë se Mançester Siti ka paguar 60 milionë euro te Ren për shërbimet e mesfushorit të krahut.

Doku pritet të jetë në dispozicion të Pep Guardiolës për sfidën e fundjavës në kampionat ndaj Shefilldit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *