Hygerta Meta u tha hetuesve se vrasjen e të atit, Pëllumb Meta e kishte kryer pasi ky i fundit kishte vendosur të kryente fejesën pa dëshirën e saj.
50-vjeçari u deklarua i zhdukur 10 ditë më parë, ndërsa e bija ka rrëfyer krimin pasi ishte marrë disa herë në pyetje.
Ajo u tha hetuesve se të atin e kishte varrosur në kasollen e banesës pasi e kishte qëlluar me një pistoletë të cilën Pëllumb Meta e përdorte në punën e tij si roje nate.
Trupi i viktimës është zhavarrosur për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku nga kqyrja e parë është arritur në përfundimin se Meta ishte lidhur me litar para se të varrosej.
Hetimet po vijojnë për të mësuar nëse e reja ka vepruar e vetme në kryerjen e krimit.