Antonio Delilaj punonte ndihmës-kamarier në “Orance Club” në Sarandë, ndërsa mbrëmë ishte dita e fundit e punës për të.
Kavoja e ashensorit në lokalin ku ai punonte u këput rreth orës 1 e 30 të mëngjesit duke e zënë poshtë dhe duke i marrë jetën në vend.
Policia ka arrestuar shtetasin Lulëzim Allkushi, ndërtuesi i ashenorit, 43 vjeç, si dhe shpallën në kërkim pronarin e lokalit Spiro Iljadhi, 37 vjeç.