Mediat turke raportojnë se drejtuesit e Fenerbahçes po mendojnë një lëvizje radikale pas pretendimeve të vazhdueshme se skuadra e tyre po penalizohet nga arbitrat në kampionatin vendas. 

Sipas burimeve brenda klubit historik turk, drejtuesit kanë diskutuar mundësinë e largimit nga Superliga turke dhe kalimin në një nga ligat e tjera të Evropës. 

Opsionet janë Belgjika, Holanda, Spanja, Franca dhe Italia.

Kjo mundësi tashmë nuk është aspak një skup meditik, por një çështje e hapur në hierarkinë e Fenerbahçes. 

Drejtuesit e klubit vazhdimisht kanë shfaqur pretendime se rivalët e Gallatasarajit po favorizohen nga gjyqtarët në luftën për titullin kampion dhe kjo ka ngjallur indinjatë në radhët e Fenerit. 

Drejtuesit e klubit turk po analizojnë procedurat nëse kalimi në një ligë tjetër do i detyronte ata ta nisnin nga ligat e ulëta apo do të garojnë menjëherë në nivele elitare. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *