Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është një rrugë drejt parajsës, por një hap i rëndësishëm drejt një realiteti ku shqiptarët do të jenë më të sigurt dhe më të mbrojtur.

Gjatë turit informues “BE dhe ti”, Rama bëri një krahasim historik, duke kujtuar se pas çlirimit nga pushtimi, vendi mori rrugën e ndërtimit të socializmit, që në fillim u duk si një periudhë shprese, por që më vonë rezultoi të jetë një rrugë e gabuar.

Sipas tij, integrimi evropian është një proces real dhe jo një premtim idealist, pasi synon të krijojë kushte më të sigurta për qytetarët dhe për të ardhmen e vendit.

Rama theksoi gjithashtu se vendi ka bërë përparim të madh në përmirësimin e imazhit ndërkombëtar dhe në afrimin me standardet evropiane. Ai shtoi se sot ekziston një moment i favorshëm politik, pasi vendet kryesore të BE-së kanë treguar gatishmëri për zgjerim.

Sipas kryeministrit, përveç reformave të brendshme, është e rëndësishme edhe vullneti i vendeve anëtare të BE-së për të pranuar anëtarë të rinj, dhe aktualisht ky vullnet duket më i fortë se më parë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *