Nga Sebastian Zonja

Së fundmi, Edi Rama ndodhet në Izrael. Tel Avivi e përdor për imazh ndërkombëtar, si një vend evropian që vjen për të pastruar fytyrën e krimit gjenocidal ndaj palestinezëve, ndërsa Edi Rama, fatkeqësisht, për të kërkuar leje me sundu si Enver Hoxha, sa më gjatë të jetë e mundur. Mendoj se ftesën me pastru veten nga krimet gjenocidale, Benjamin Netanjahu ja ka bërë e edhe Kosovës, por Albin Kurti është më i qartë dhe i kthjelltë, se nuk kërkon leje me sundu popullin e vet, por luan shah në diplomaci. As diktatori Aleksandër Vuçiq nuk paskësh pranuar, por ka dërguar marionetën e tij Milorad Dodik.

Pse Rama troket në pragun e Izraelit të dëgjojë Uashingtoni?

Skakiera ballkanike, aktualisht, është shumë e ngarkuar. Rusia, me anë të ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov tha se ka çelur kanalet e komunikimit me ShBA-të për Ballkanin. Pra, dy aktorë kyç në skenën ndërkombëtare po nëpërkëmbin Bashkimin Evropian (Gjermaninë, Francën, Britaninë dhe Italinë) në këtë rajon.
Nëse BE-ja kërkon të prishë këtë marrëveshje okulte mes Uashingtonit dhe Moskës duhet të përshpejtojë rrugëtimin tonë drejt Evropës. Në të kundërt, secili prej aktorëve ballkanikë do shkojë te Kina, Amerika apo Rusia dhe Evropa do duhet të luajë pistë pastaj. Shqipëria ka aspiratë drejt Bashkimit Evropian prej dekadash. Ne jemi pjesë e Evropës dhe ashti i saj në juglindje si qytetërim. Nuk do kalojë shumë kohë dhe letrat do hapen. Shqiptarët në Ballkan kanë vuajtur më shumë nga fërkimet mes amerikanëve dhe evropianëve, se nga ato Rusi-ShBA.
Uroj që kryeministri ta këtë të qartë çfarë po bën, pasi nuk është e thjeshtë kjo zgjedhje! Është veprim që duhet ta ndërmarrim bashkërisht me Kosovën dhe shqiptarët e Maqedonisë.
Edhe nëse do e shihnim këtë rebus mbi hipotezën “black box theory” apo “gamë theory”, përfundimi është i njëjtë – çfarë veprimesh ndërmarrim sot do definojnë nëse do kemi një udhëheqës për dekadën e ardhshme apo një sundues si Enver Hoxha.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *