Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e fundit në Kosovë.
Në një mesazh të publikuar në X, Rama thekson se ky sukses i Kurtit duhet të shndërrohet në përparim dhe mbarësi për vendin e tij.
“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin dhe partinë e tij të kthehet në sukses dhe mbarësi për Kosovën, si dhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar 🇦🇱🎄🇽🇰”, shkruan Rama.

