Profesori i njohur nga universiteti “John Hopkins” theksoi se Rusia dhe Serbia kanë plane konkrete për të destabilizuar Ballkanin dhe se serbët e Kosovës janë instrumenti kryesor në funksion të këtyre planeve.
Jozef nënvizoi se Aleksandër Vuçiç po punon hapur për projektin e botës serbe duke shpërfillur Uashingtonin dhe Evropën.
“Vuçiç ringjalli hapur projektin nacionalist serbomadh që e çoi Jugosllavinë në luftë tre dekada më parë,” shkruan Jozef.
Duke përbuzur Uashingtonin, Vuçiç emëroi dy nga figurat e rralla të sanksionuara nga SHBA në qeverinë më të re serbe. Njëri prej tyre – zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin, “ish-shefi famëkeq i inteligjencës” dhe ndihmës i Kremlinit – u takua përsëri me presidentin rus Vladimir Putin më 4 shtator, duke deklaruar se “Serbia është një aleate e Rusisë” dhe duke shtuar se “nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiq, Serbia kurrë nuk do të anëtarësohej në NATO dhe as nuk do të vendoste sanksione ndaj Federatës Ruse.
Tashmë të shfryrë nga fiaskoja e Banjskës, serbët e Kosovës janë afër heqjes dorë nga jeta në Kosovë – një rezultat që do të luajë me planet serbe dhe ruse për të minuar rendin perëndimor, multietnik në rajon.” – thekson Jozef.