Ish-kampioni i Evropës dhe i Gjermanisë me Bajernin e Mynihut mendon se Joshua Kimmich është një nga shtyllat e ekipit bavarez.

Stefan Effenberg u shpreh se Joshua Kimmich i ka kaluar vështirësitë dhe e ka rritur ndjeshëm nivelin e tij të lojës, sidomos në këtë sezon.

“Do të ishte gabim i madh shitja e tij. Largimi i Kimmich do të krijonte boshllëk, pasi nuk ka shumë lojtarë me profilin e tij. Joshua po luan mjaft mirë këtë sezon dhe e ka justifikuar shiritin e kapitenit. Ai është përshtatur përfundimisht në rolin e mesfushorit dhe mendoj se aty jep më të mirën. Nuk mendoj se largimi i tij do t’i shërbente klubit,” – tha Effenberg.

Manchester City dhe Barcelona kanë shfaqur interes për blerjen e mesfushorit gjerman.

By Editor