Egnatia e Rrogozhinës mundi 1-0 Partizanin duke shkruar historinë.
Goli i turkut Ibraimolu vendosi sfidën duke i dhënë Egnatias titullin kampion.
Rrogozhinasit e mbyllën në krye ndërsa në përballjen e parë gjysmëfinale (Formula Final-Four) barazuan pa gola me Vllazninë duke siguruar finalen pasi kryesuesi kalonte dhe me barazim.
Egnatia i la terren Partizanit që shpërdoroi disa raste shënimi ndërsa rrogozhinasit u treguan cinikë duke luajtur me kundërsulme dhe shfrytëzuan më së miri hapësirat në prapavijën e të kuqve.
Skuadra e teknikut Edlir Tetova fitoi dhe Kupën e Shqipërisë në finalen ndaj Kukësit.