Ministri i Mbrojtjes së Kosovës deklaroi në RTV Dukagjini se një nga strategjitë e parandalimit të luftës është pikërisht përgatitja për luftë.
Sipas tij, pranimi i kërkesës së Kosovës për blerjen e sistemeve dhe raketave “Javelin” nga SHBA-të është një zhvillim pozitiv dhe se blerja e tyre është nevojë e rrethanave të prodhuara për sigurinë e shtetit të Kosovës.
“Pjesë e parandalimit të luftës është përgatitja për luftë dhe ne e përgatisim Forcën tonë që të jetë e gatshmë të mbrojë territorin dhe sovranitetin e vendit tonë dhe të kontribuojë në misione paqeruajtëse krahas aleatëve tanë.
Pranimi i kërkesës për ‘Javelin’ është një lajm shumë i rëndësishëm për vendin tonë, veçanërisht për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në. Ne kemi një program bashkëpunimi me ShBA-të, programin FMS që është program qeveritar përmes të cilit në prokurojmë pajisje, sisteme të armatimit dhe automjete nga ShBA-të duke shfrytëzuar bashkëpunimin me departamentin e mbrojtjes.”- ka thënë Maqedonci.