Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha, i ftuar në emisionin “Koha për t’u Zgjuar” në News24, ka sqaruar procedurat e shpërndarjes së bonusit të fundvitit për të gjithë pensionistët. Ai tha se nga dita e sotme nis zyrtarisht përfitimi i bonusit, ndërsa theksoi se mënyra e tërheqjes është përcaktuar me qëllim lehtësimin e fluksit.

Sipas Hoxhës, bonusi do të tërhiqet pikërisht në ditën kur pensionisti merr pensionin mujor. Ky organizim, sipas tij, është menduar për të shmangur radhët dhe mbipopullimin në zyrat e postës, sidomos në periudhën festive.

“Bonusi është parashikuar të tërhiqet në të njëjtën ditë që merret pensioni, për arsye organizative. Përfituesit do ta marrin bonusin brenda datës 31 dhjetor 2025. Shpërndarja ka nisur që sot, por jo të gjithë mund ta marrin menjëherë, pasi krijohen radhë të mëdha në sportele. Ata që e marrin pensionin përmes bankës, duhet ta tërheqin në datën e tyre të përcaktuar, që është 20 dhjetori,” sqaroi Hoxha.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *