Behar Bajri është ekstraduar në Shqipëri pasi mbërriti sot me një charter të dedikuar për fluturimin e tij.
43-vjeçari nga Shkodra u soll me charter pasi autorietet franceze e vlerësuan si të rrezikshëm fluturimin në avion me pasagjerë civilë.
Bajri është një nga personazhët më të kërkuara nga drejtësia shqiptare për dosjen “Metamorfoza” ku SPAK-u e akuzon për një zinxhir vrasjesh.
Behar Bajri evidentohet nga përgjimet e zbardhura në platformat Sky dhe EncroChat si një nga njerëzit më të afërt të biznesmenit Pëllumb Gjoka nën arrest.