Prestigjozja afër klubit katalanas raporton se trajneri gjerman pritet të marrë drejtimin e Barcelonës në ditët në vazhdim.
Presidenti Laporta e ka miratuar kandidaturën e Flik, ndërkohë që drejtori sportiv Deko është takuar me teknikun për të gjetur termat e marrrëveshjes.
Ish-trajneri qe fitoi Ligën e Kampioneve më Bajernin e Mynihut shihet si profili i duhur për të drejtuar Barcelonën e cila ka kaluar probleme të shumta gjatë sezoneve të fundit duke qenë larg shkëlqimit të mëparshëm.