Ish-kongresmeni Eliot Engel adresoi kritika të forta ndaj politikës së jashtme amerikane lidhur me qasjen e kësaj të fundit në krizën mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një shkrim të botuar në “Foreign Policy”, Engel thekson se Uashingtoni ishte i njëanshëm në trajtimin e Serbisë me synim qetësimin e një autokrati si Aleksandër Vuçiç, dhe e gjithë kjo qasje prodhoi presion dhe frikësim të Kosovës në dëm të kësaj të fundit.
“Si ish-kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, kam ndjekur nga afër politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit dhe kam qenë i kënaqur nga mbështetja e Uashingtonit për demokracinë, sundimin e ligjit dhe përpjekjet për anti-korrupsion atje. Por, megjithëse në përgjithësi mbështes atë që po bën administrata e Presidentit Xho Bajden brenda dhe jashtë vendit, kam shqetësime për trajtimin e mosmarrëveshjes së vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga Departamenti i Shtetit.” – shkruan Engel.
Engel më tej thekson se Kosova zbatoi vetëm ligjin dhe kushtetuetshmërinë brenda territorit të saj, por u përball me ndëshkim nga Shtetet e Bashkuara.
“Kur Kosova u përpoq që të gjithë qytetarët e saj, përfshirë edhe serbët në veri të përdornin targat e saj dhe jo të Serbisë, DASH kritikoi ashpër Kosovën. Kur Kosova kërkoi të kishte kryetarë komunash të zgjedhur siç duhet, e të cilët ishin shqiptar për shkak se serbët bojkotuan zgjedhjet – Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ‘dënoi ashpër republikën e re dhe goditi me shuplakë’.” – vijoi Engel.