Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj beson se Arben Ahmetaj u njoftua për kërkesën e arrestit ndaj tij dhe kjo i dha mundësinë të largohej nga Shqipëria.
Imeraj shtoi se informacioni mund të ketë rrjedhur nga SPAK dhe nga Kuvendi i Shqipërisë në momentin e parë kur është dorëzuar kërkesa për arrestimin e Ahmetajt.
“Nëse kërkesa për dhënien e autorizimit nga Prokuroria e Posaçme ka mbërritur në Kuvend më përpara në kohë se sa kalimi i kufirit nga ana e Ahmetajt, atëherë nuk mbetet topi i dhënies së informacionit vetëm te Prokuroria e Posaçme por dhe te Kuvendi. Pra shpërndahet përgjegjësia për dhënien e informacionit. Nëse ka ndodhur më vonë. Të gjitha këto të dhëna mund të çojnë se informacioni është dhënë nga Prokuroria e Posaçme.” – tha Imeraj.