Drejtuesi i “Tesla-s” dhe platformës “X” pati akuza të rënda ndaj Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), duke theksuar se kjo e fundit operon me metoda të një organizate kriminale duke financuar programe që rrezikojnë jetët e miliona njerëzve.
Sipas Elon Mask, kjo organizatë ka financuar ndër të tjera edhe kërkime për armë biologjike.
“USAID është një organizatë kriminale. A e dini se USAID, duke përdorur dollarët TUAJ tatimorë, financoi kërkime për armët biologjike, përfshirë Covid-19, që vrau miliona njerëz?” – shkroi Mask në platformën e tij.