Manjati amerikan, Elon Mask doli hapur kundër procedurave që ndryshojnë gjininë e të miturve duke kërkuar burgim të përjetshëm për këdo që ofron këtë shërbim.
Qëndrimi i pronarit të Tuiterit po shihet si përkrahje ndaj vendimit që Ron DeSantis, guvernator i Floridias, mori për ndalimin e opercioneve dhe terapive hormonale për ndryshimin e gjinisë së fëmijëve.
“Çdo prind apo mjek që sterilizon një fëmijë para se ai të jetë një i rritur në moshë që është në gjendje të japë pëlqimin për ndërhyrjen, duhet të shkojë në burg. Çdo fëmijë kalon një krizë identiteti përpara se të kristalizohet personaliteti i tij. Prandaj, ne nuk duhet të lejojmë operacione të tilla, të pakthyeshme ose barna sterilizuese për të cilat ata mund të pendohen deri në moshën 18 vjeç.” – shkroi Mask në Tuiter.
Vendimi i DeSantis u kritikua nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë e cila e konsideroi të drejtën e zgjedhjes së gjinisë si vendim personal që fëmijët e marrin në konsultim me prindërit e tyre.