Manjati amerikan, drejtues i Tesla-s dhe platformës X, sulmoi kryeministrin e dorëhequr të Kanadasë, Xhastin Trudo, pasi ky i fundit tha se vendi i tij nuk do të jetë shteti i 51-të i SHBA-ve.
Mask përdori gjuhë linçuese në platformën e tij duke iu referuar ish-kryeministrit kanadez me gjininë femërore. “Vajzë, ti nuk je më guvernator i Kanadasë, prandaj ajo çfarë thua nuk ka rëndësi,” shkroi Mask.
Xhastin Trudo u shpreh se Kanadaja nuk do të jetë shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pretendim i cili është ngritur nga presidenti në ardhje, Donald Tramp, dhe figura që e mbështesin atë, mes tyre dhe Elon Mask.
Sipas Trampit, ka vullnet politik nga shtetasit kanadezë për këtë bashkim dhe se ky proces nuk duhet të vonohet shumë në kohë.