Zëvendësdrejtori i Policisë së Mitrovicës u shpreh se deri sot janë mbyllur gjithsej gjashtë njësi të Banskës Postare – Kursimore të Serbisë në veriun e Kosovës në një kohë që aksioni i policisë po vijon dhe në ditën e sotme.
Veton Elshani e përshkroi situatën në veri si të qetë duke theksuar se askush nuk mund të pengojë policinë në zbatimin e ligjit.
“Ne kemi marrë informacione për veprimtari të mundshme kriminale në veri të vendit. Kemi pranuar informacione për disa biznese që nuk janë duke iu përshtatur ligjeve të Kosovës dhe me urdhër të prokurorit, kemi ndërhyrë në disa lokacione në veri të vendit. Me vete kemi pasur edhe ATK-në, në mënyrë që këto biznese të shikohen në aspektin ligjor se a janë të regjistruara apo jo.”- ka thënë Elshani.